Reina kalon testet mjekësore

Portieri Pepe Reina do të nënshkruajë me Bayern Munichun të premten pasi ka kryer me sukses testet mjekësore me gjigantin bavarez.

Sport

07/08/2014 23:47

Pepe Reina do të kompletojë transferimin e tij në Bayern Munich të premten pasi i ka kaluar me sukses testet mjekësore, ka njoftuar gjiganti nga Allianz Arena.

Kampioni i Bundesligës ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për angazhimin e portierit spanjoll, i cili tani ka kryer testet mjekësore dhe do të jetë anëtar i ri i Bayern Munichut.

Reina do të transferohet në Allianz Arena ku do të bashkohet me trajnerin Pep Guardiola, me të cilin luajti në Barcelonë.

Bayern ka konfirmuar se Reina do të nënshkruajë kontratën e tij të premten.