Reina – Higuain, kjo i duhet Milanit në Europa League

Këtë sezon është bërë një hap i madh përpara, me lojtarë si Pepe Reina e Gonzalo Higuain, që pritet t’i japin një shtysë të madhe skuadrës.

Sport

19/09/2018 14:10

Stadiumi “Josy Barthel” i Luksemburgut nuk është si “Bernabeu” dhe Dudelange është një skuadër modeste, e cila do të bëjë debutimin grupet e Europa League.

Nëse ishte një element, i cili penalizonte Milanin kundër Arsenalit në ndeshjet e 1/8-ave, ku kuqezinjë u eliminuan, ishte pa dyshim eksperienca, siç e ka kujtuar shpesh tranjeri Gattuso. Këtë sezon është bërë një hap i madh përpara, me lojtarë si Pepe Reina e Gonzalo Higuain, që pritet t’i japin një shtysë të madhe skuadrës.

Portieri spanjoll pritet të luajë ndeshjen e parë me 7 herë kampionët e Europës e gjithashtu të 166-ën në karrierën e tij për kompeticionet për klube që organizon UEFA.

Shifra gati për rekord, duke qenë se Reina është shumë pak ndeshje larg podiumit të lojtarëve me më shumë ndeshje në kupat e Europës.

Një tjetër lojtar i cili pritet të bëjë diferencën, jo vetëm në Europa League, por në të gjithë sezonin e Milanit, është dhe Gonzalo Higuain. Argjentinasi vitet e fundit është mësuar të luajë në Champions, ajo që i mungon prej 4 vitesh tashmë ekipit të Gattusos, por gjithsesi pritet të japë kontributin e tij thelbësor, edhe në Europa League, transmeton “SS”.

Jetës nuk i dihet kurrë, ndoshta rruga e kuqezinjve për në kompeticionin më madhor europian mund të kalojë nga ai më i vogli. Të gjitha ndeshjet e Milan dhe Europa League.