Reina e konsideron të ardhmen në SHBA

Portieri i Napolit, Pepe Reina thotë se nuk e ka ndërmend të kthehet në Angli, ndërsa e ka lënë të hapur mundësinë e lëvizjes drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të karrierës së tij. Portieri spanjoll aktualisht është i huazuar në Napoli nga Liverpooli, ndërsa është duke e shijuar sezonin e fuqishëm nën…

Sport

10/03/2014 20:45

Portieri i Napolit, Pepe Reina thotë se nuk e ka ndërmend të kthehet në Angli, ndërsa e ka lënë të hapur mundësinë e lëvizjes drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të karrierës së tij.

Portieri spanjoll aktualisht është i huazuar në Napoli nga Liverpooli, ndërsa është duke e shijuar sezonin e fuqishëm nën drejtimin e Rafael Benitez.

Napoli aktualiht gjendet në pozitën e tretë në Serie A, ndërsa është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë, derisa të enjten do të takohet me Porton në të 16’ën e finales së Europa league.

“Do të doja të provoja diçka ndryshe në të ardhmen. Ndoshta në Amerikë apo ashtu diçka. Ideja ime është t’i kem edhe tri katër vjet në nivele të larta, e më pas të shkoj diku tjetër për disa vite. Mendoj se i kam edhe pesë apo gjashtë vjet karrierë”, deklaroi Reina, i cili e pranon se do të donte të mbetet më gjatë në Napoli.

“Asgjë nuk është konfirmuar ende, por e kam ndjenjën se Napoli është i kënaqur me mua dhe mendoj se ata do të flasin me Liverpoolin, për ta parë se si është situata”.

“Do të ishte e vështirë për mua të kthehem në Angli. Liverpooli e angazhoi një portier 26 vjeç dhe hoqi dorë nga unë për arsye ekonomike. Është e vështirë ta shihja këtë situatë”, vazhdoi ai.

31 vjeçari thekson se e ka rikthyer kënaqësinë për futbollin, me trajnerin me të cilin kënaqet duke punuar.

“Çdo ditë është më e lehtë në krahasim me të kaluarën. Jam i lumtur. Jam adaptuar mjaft mirë, njëjtë si familja ime. Dashuria e njerëzve është e pabesueshme. Këtu është jeta ndryshe në krahasim me Liverpoolin, ku rrinim më shumë në shtëpi”.

“Në Napoli dalim më shumë jashtë, sepse moti ta mundëson këtë. Ka më shumë mundësi për të bërë gjëra. Napoli i përshtatet karakterit tim. Mënyrës se si jam, si jetoj dhe si mendoj”, përfundoi Reina.