Reina apo Donnarumma, Gattuso zgjedh portierin e parë në Milan

Gennaro Gattuso bëhet gati për duelin e madh të Milanit kundër Napolit në Serie A.

Sport

24/08/2018 15:48

Gennaro Gattuso ka shpjeguar rolin e portierëve Gianluigi Donnarumma dhe Pepe Reina në sezonin e ri në Milan.

Ai ka bërë të ditur se italiani do ta nisë sezonin si titullar në Serie A.

“Reina ka munguar në 10-12 ditët e fundit. Njëri do të jetë titullar në Serie A kurse tjetri në garat tjera”, u shpreh Gattuso, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse Donnarumma arrin ta tejkalojë rivalitetin e shëndosh me Reinan mund të bëhet portieri më i mirë në botë”, theksoi ai.

“Ka një fat të madh sepse ka rivalitet me një kampion të madh. Tani i takon atij, duhet të punojnë së bashku”, përfundoi ai. /Lajmi.net/