Regjistroi operimin e tij, zbuloi se mjekja e kishte ofenduar gjatë gjithë procesit të operimit

Një profesioniste mjekësore e cila ofendoi pacientin e saj pasi që e futi në gjumë është dënuar, e gjithë kjo pasi telefoni i tij ka regjistruar të gjithë procesin, raporton Mirror.

Fun

24/06/2015 23:01

Tiffany M Ingham, e cila ishte duke punuar si anesteziste në Reston, Virginia, është kapur duke bërë komente ofenduese, përderisa telefoni i pacientit ishte duke regjistruar, transmeton lajmi.net

Njeriu i cili ka mbetur viktimë e këtij rasti, sipas avokatëve të tij ka qenë i shqetësuar për mungesën e instruksioneve vitale pasi që iu nështrua testeve mjekësore lidhur me rikuperimin e tij. Pas këtij shqetësimi ai e ka lënë telefonin e tij për të regjistruar të gjithë procesin, regjistrim i cili doli të jetë i vyeshëm.

Kur ai e dëgjoi regjistrimin në rrugën e tij për në shtëpi, dëgjoi se si ekipi që e kreu operacionin mjekësor tallej me të, gjatë kohës kur ai ishte pa vetëdije.

Madje, sipas Washington Post, stafi mjekësor kishte shkruar një diagnozë të rrejshme, dhe ka detyruar një asistente mjekësore të gënjejë për operacionin e tij.

Ndërsa menjëherë pasi zbuloi se çfarë kishte përjetuar gjatë operimit të tij, ai ndoqi rrugën ligjore, dhe e hapi procesin në gjykatë. Ndërsa kjo e fundit ka detyruar mjeken Ingham dhe ekipin e saj të paguajë 318 mijë funte gjobë.