Regjistrimi pa gjoba i veturave, nuk ka afat të caktuar – Lajmi.net
Regjistrimi pa gjoba i veturave, nuk ka afat të caktuar
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 15:10, 13 January 2018
Pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për heqjen e gjobave për shkak të vonesës të regjistrimit të automjeteve, vetëm në javën e parë të janarit janë regjistruar mbi 8 mijë automjete. Udhëheqësi i sektorit për regjistrimin e automjeteve, Xhavit Gubetini thotë se ky vendim nuk ka ndonjë afat të caktuar, dhe sipas tij gjatë ditëve në vijim pritet që fluksi i qytetarëve të jetë edhe më i madh.

Ligji i ri për automjete precizon procedurat e regjistrimit bashkë me disa ndryshime që janë bërë në të. Një nga to është edhe vendimi për faljen e gjobave për shkak të vonesave me rastin e regjistrimit të automjeteve. Udhëheqësi i Sektorit të Regjistrimit Xhavit Gubetini tha për Radio Kosovën se ky vendim është duke u zbatuar dhe se nuk është i kufizuar në kohë.

“ Të gjithë qytetarët të cilët  kanë automjete të pa regjistruara që kanë mbetur një kohë të gjatë nuk paguajnë taksa dhe gjoba”, tha ai.

Gubetini sqaron se neni 44 i ligjit për automjete ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti dhe ndalon importimin e automjeteve më të vjetra se 10 vjet dhe se ato duhet të përmbushin standardin euro4. Ai shtoi se ndryshime ka edhe sa i përket procedurave me rastin e ndërrimit të pronarit të automjetit.

“Me rastet e ndërrimit të pronësisë më herët procedura ka qenë që ka qenë valide edhe kontrolli teknik edhe regjistrimi ,mirëpo tash me nenin 63 në rast shitblerjes së automjetit pronari i vjetër duhet ta ç’lajmëroj automjetin dhe pronari i ri duhet ta regjistroj atë duke paguar te gjitha taksat”, tha Gubetini.

Sa i përket këtyre procedurave të reja drejtuesit e automjeteve thonë se nuk kane pasur ndonjë problem gjatë regjistrimit apo ndërrimit të pronarit të makinës.

Mjetet që grumbullohen nga taksat e regjistrimit shkojnë në Buxhetin e vendit, ndërkaq ato për sigurim i marrin kompanitë e sigurimeve.

Fatos Krasniqi zyrtarë në Kompaninë Sigal thotë se sipas procedurave mjetet e mbetura të sigurimit i kthehen pronarit paraprak.

“Kur bëhet ndërrimi i pronarit të automjetit nëse ka afat sigurimi primi i mbetur i kthehet pronarit të vjetër që ka qenë në sigurim”, thotë ai.

Vendimi për regjistrimin e të gjitha llojeve të automjeteve, pa paguar gjobë, deri më tani ka rezultuar me mbi 8 mijë automjete të regjistruara.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Rock Wheels