Regjisorja Mrika Krasniqi po sjell filmin ‘Prova’! Trajton luftën e Kosovës

Mrika Krasniqi, regjisorja e filmit “Prova” (Proof, 2018), ka konfirmuar projektin e saj të ri.

ShowBiz

30/01/2018 18:50

“Prova” është një film autor me metrazh të gjatë, me skenar, regji dhe producente Mrika Krasniqi, prodhim i kompanisë filmike amerikane “Nil Production”. Ikona legjendare e aktrimit shqiptar, i madhi Xhevat Limani luan rolin e protagonistit kryesor, përkrah Liza Hoxha. Filmi bën fjalë për gjyshin dhe mbesën e tij, të cilët mbesin të izoluar në bodrumin e një ndërtese gjatë bombardimeve të luftës së Kosovës.

Rolet e tjera luhen nga aktorët e mirnjohur Mirsad Abazi dhe Julian Biba. Mirsad Abazi është aktor profesional në Teatrin Profesional të Kumanovës në Maqedoni.

Regjisorja dhe skenaristja Mrika Krasniqi po bashkëpunon për këtë projekt me filmbërësin e suksesshëm në shkallë ndërkombëtare, Ibër Deari, i cili merr pjesë në filmin “Prova” si Drejtor i Fotografisë.

Regjisori, skenaristi, producenti dhe Drejtori i Fotografisë Ibër Deari u bë i njohur me filmat e tij Toka, A long Way Home, My City Screams, Last Confession, të cilat janë shfaqur në mbarë botën. Lindur në Maqedoni, me origjinë shqiptare, Ibër Deari u bë mjaft i famshëm në skenat ndërkombëtare, duke fituar disa çmime si, Artisti Më i Mirë, Regjisori Më i Mirë, Filmi Më i Mirë.

“Mrika me këtë skenar ka krijuar një botë të madhe me një vend shumë të vogël. Dy lokacione dhe aq shume veprime, aq shume aktivitet kjo, është mjeshtria e një artiste dhe regjisore te veçant që pata fatin të punoj. Ajo përveç skenarit të mirë dhe regjisures, ka arritur të krijoj edhe një ekipë shumë të mirë që ka mbajtur energji pozitive gjatë gjithë kohës së xhirimeve.

Regjisorja, skenaristja, producentja Mrika Krasniqi është themeluese e kompanisë filmike “Nil Production”, artiste me renome ndërkombëtare, vlerësuar për kontributin e saj të madh dhënë në fushën e artit dhe biznesit. Mrika Krasniqi ka fituar disa çmime, si: Gruaja e Vitit nga Kongresi Amerikan, Artistja më e Mirë në Francë, Ambasadore e Paqes, Regjisorja Më e Mirë, Prodhimi Më i Mirë, Dokumentari Social Më i Mirë, Dokumentari Historik Më i Mirë. Krasniqi është organizatorja e dy eventeve të suksseshme në Amerikë, Java e Modës Shqiptare dhe Java e Filmit Shqiptar, tani riquajtur “International Filmmaker Festival of New York”.

Aktori i mirnjohur i skenës dhe ekranit shqiptar, Ikona Xhevat Limani, bashkë me aktoren e re 12-vjeçare Liza Hoxha portretizojnë dy personazhe mjaft interesante, shkruar nga Mrika Krasniqi. Skenari i filmit “Prova” përcjell te publiku luftën psikologjike dhe shpirtërore që përballet gjyshi dhe mbesa përballë traumave dhe vështirësive përjetuar nga lufta. Të izoluar në bodrum, dy protagonistët e përkryer Xhevat Limani dhe Liza Hoxha sjellin dimensione të ndryshme të përvojës dhe emocioneve njerëzore.

Drejtori i Fotografisë, Ibër Deari ka arritur të sjellë fuqishëm në ekran emocionet e forta të aktorëve, dhe vizionin e regjisores Mrika Krasniqi. Kompania “Nil Production” ka deklaruar se xhirimi i filmit “Proof” është bërë në Nju Jork.

27605866_1800341636684021_545753930_o 27496482_1800341646684020_130330243_n

“Surprizë për mua ishte drejtori i fotografisë Ibër Deari i cili kishte shumë gjetje që nga groplanet e deri tek planet totale në një mini-hapsirë të ideuar në mënyrë të shkëlqyer nga skenaristja dhe regjisorja Mrika Krasniqi e cila me këtë film të gjatë do trokasë bindshëm nëpēr festivale dhe pse edhe të mos triumfojmë. Jam i bindur s’e kam realizuar një protagonist tejet poliedrik që mund të lë gjurmë. Mendoj se filmi “Prova” është filmi i parë ndër shqiptarët e Amerikës dhe shënon një akt dhe nivel të avancimit të statusit kulturor të Diasporës,” u shpreh aktori legjendar Xhevat Limani.

“Liza Hoxha është nxënëse e klasës së VI- në shkollën amerikane në Prishtinë (American School of Kosova) vajza e Ardian dhe Era Hoxha, përndryshe mbesa ime në jetë dhe në film, ku njihet si Dea. Përveç që është nxënëse e shkēlqyer Liza ka talent edhe për aktrim, dizajn dhe pikturë. Përcaktimi i regjisores për Lizën në rolin e Dea-s kishte avantazh raportet tona gjysh-mbesë nga jeta në film. Talenti i Liza Hoxhës do të evidentohet gjithsesi në film,” shtoi Xhevat Limani, protagonisti i filmit Prova./Lajmi.net/