Regjisori i njohur amerikan vlerëson lartë aktorin Shkumbin Sopjani dhe Serialin 192 – Lajmi.net
Regjisori i njohur amerikan vlerëson lartë aktorin Shkumbin Sopjani dhe Serialin 192
Autori: Lajmi.net EntertainmentKulturë/Arte 17:10, 6 May 2017
Shkumbin Sopjani
Shkumbin Sopjani
Duket se kinematografia kosovare nuk ka të ndalur sa i përket bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe përfaqësimit denjësisht të vendit përtej atlantikut.

Pas sukseseve të filmave të shkurtër kosovar në Oscar dhe Baftta, një vlerësim të lartë amerikan e ka marrë edhe seriali kosovar 192, i cili në shtator pritet të rifillojë transmetimin për sezonin e dytë.

Bëhet fjalë për vlerësimin që seriali 192 ka marrë nga regjisori i mirënjohur amerikan, Darren Dension, i cili përveç që e ka vlerësuar serialin, fjalë të mëdha ka thënë edhe për aktorin kryesor të serialit, Shkumbin Sopjani.

Në një prononcim ekskluziv për lajmi.net, Denison thotë se i ka parë disa pjesë të serialit 192 dhe si amerikan i ka interesuar se si investigohen krimet në Kosovë.

“Duke qenë amerikan, isha shumë i interesuar për pjesën hetimore në Kosovë. 192 është serial me regji të mirë, aktrim dhe filmim po ashtu të mirë me karaktere interesante”, ka thënë Denison për lajmi.net.

Ndërkaq, sa i përket rolit kryesor në “192” të luajtur nga Shkumbin Sopjani, regjisori amerikan e vlerëson lartë atë.

“Unë mendoj se Shkumbin Sopjani ka përformancë madhështore, të paharrueshme dhe përformanca e tij është realiste së bashku me një gamë të gjerë emocionesh dhe intensiteti. Unë besoj se karakteri i tij për shkak të nivelit të lartë të aktrimit paraqet talent të fuqishëm. Z. Sopjani është një aktor i mrekullueshëm me prani të madhe në ekran”, ka thënë regjisori Denison.

Tutje ai zbulon se do të vije në Kosovë për të qenë pjesë e serialit 192. “Unë do të vijë që të bëjë regjinë e dy episodeve të 192. Jam duke shikuar për të punuar në Kosovë dhe që të ofrojë vizionin dhe perspektivën time aty”, ka thënë ai.

“Do të jem shumë i kënaqur të punojë me yllin, Shkumbin Sopjani dhe pjesën tjetër të njerëzve të talentuar. Po ashtu unë dua të shtojë edhe pak kreativitet në qasje dhe stil amerikan, natyrisht bashkë me prodhuesit e këtij seria”, ka thënë Denison.

denisaa

Denison aktualisht është themelues dhe drejtues i kompanisë filmike amerikan “Denison Global Entertainment, kurse më herët ka punuar në kompanitë e njohura si “The Walt Disney Company” dhe “20th Century Fox”.

Denison ka bashkëpunuar edhe me aktorin e njohur amerikan, Christopher Lambert. /Lajmi.net/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master Japan
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Rock Wheels