Regjisori Cameron me një lajm të hidhur për filmat Avatar 4 dhe 5

Dy filmat përfundimtarë të Avatar nuk janë raportuar se do lansohen me një siguri të madhe asnjëherë.

Fun

17/01/2019 15:12

James Cameron mund të jetë duke punuar fortë drejt katër pasazheve filmike të Avatar, megjithatë, dy pasazhe e fundit mund të mos lansohen, transmeton lajmi.net.

Me prodhimin e përfunduar tani në Avatar 2 dhe 3, është zbuluar se Cameron është duke pritur që zyrtarisht të marrë “dritën e gjelbër” për Avatar 4 dhe 5.

Pavarësisht se katër pjesët janë konfirmuar më 2017-ën, CinemaBlend raporton se Avatar 4 dhe 5 nuk ishin kurrë të sigurta se do prodhoheshin.

Në vend të kësaj, Fox kishte vendosur të priste dhe të shihte nëse pjesët e dyta dhe të treta do të inkasonin sasi të konsiderueshme parash, përpara se të lejonte Cameron të vazhdonte me skenarin e pjesëve të fundit, përkatësisht Avatar 4 dhe 5.

Vendimi përfundimisht do të merret nga Disney për një gjë të tillë. /Lajmi.net/