Refuzon Zvicrën për Shqipërinë

Mbrojtësi shqiptar, Naser Aliji ka refuzuar Zvicrën dhe është shumë pranë që në mënyrë zyrtare të bëhet lojtar i Kombëtares së Shqipërisë.

Sport

19/12/2014 11:30

Këtë e ka konfirmuar e përditshmja zvicerane “Blick”. 

20 vjeçari luan për skuadrën e Baselit që nga viti 2013, dhe në Zvicër konsiderohet si njëri ndër talentët më të mirë i cili premton shumë për të ardhmen.

Futbollisti, që është një produkt i akademisë së Baselit, ka lindur në Shkup me prindër shqiptarë dhe sipas zviceranëve Aliji, i ndikuar dhe nga Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi dhe Arlind Ajeti ka vendosur të veshë fanellën e kombëtares shqiptare.

Aliji aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes, pozicion që përgjithësisht në kombëtare mbulohet nga Ansi Agolli dhe me afrimin e tij trajneri De Biasi mund të ketë më shumë alternativa për këtë rol.

Me Baselin, 20 vjecari është aktivizuar në total në 12 ndeshje, teksa ka mundur të shënojë dhe një gol. Në vitet 2011 dhe 2013 ai është vlerësuar si zbulimi i sezonit nga akademia e Baselit, klub me të cilin ka fituar dhe titullin kampion në Zvicër