Refuzon kimioterapinë dhe vendosë ta luftojë kancerin me lëng karote

Një sapo e martuar që u diagnostikua me kancer të gjirit ka refuzuar trajtimin konvencional në favor të një terapie alternative në përpjekje për të pasur fëmijë.

Lifestyle

25/07/2015 12:15

Alex Wynn, 33 vjeçe, nga Thame, Oxfordshire, u diagnostikua me kancer në gji prillin e kaluar, tre javë para martesës.

Pavarësisht se asaj i thanë se duhet të heqë gjoksin, të hyjë në kimioterapi dhe radioterapi për të shpëtuar, ajo nuk pranoi trajtimin, transmeton Lajmi.net.

Në vend të kësaj, ajo vendosi që ta mundë sëmundjen vdekjeprurëse me një dietë që përfshin 2kg karota të shtrydhur në ditë, si dhe marrjen e vitaminës C dhe veshjes së rregullt të maskës së oksigjenit.

Screenshot_2

Ajo është kundër trajtimin me kimio për shkak se ajo dhe burri i saj Matt Baker dëshirojnë të kenë një familje – një ëndërr kjo që ajo ka frikë se kimioterapia mund ta shkatërrojë.

“Vendosa që ta trajtoj kancerin me një dietë të shëndetshme pasi doktorët më paralajmëruan se kam nevojë për një kirurgji invazive dhe kimioterapi për të mbijetuar”, tha ajo.

2ACC0C1800000578-0-image-m-13_1437729370829

“Isha e tmerruar por kisha një ndjenjë të fuqishme se kjo ishte zgjidhja ime e duhur, dhe jo kimioterapia”, shtoi ajo, transmeton Lajmi.net.

Tani Wynn jeton me një dietë të rreptë dhe nuk konsumon mish, sheqer dhe patate. Çdo ditë, ajo shtrydhë pothuajse 2 gota të mëdha lëng karrote, një trangull, një lakër jeshile, xhenxhefil dhe një selino.

2ACC0C1F00000578-0-image-m-4_1437728893156

Ajo më pas u martua pas dy javëve me burrin e saj dhe tashmë jeton me këtë dietë të shëndetshme, për të cilët doktorët i thonë se ‘nuk ka dëshmi që dikush të jetë shëruar me një dietë të tillë’. Ajo është mirë, nuk ka shenja të përkeqësimit të gjendjes apo humbje në peshë, dhe shpreson shumë që do ta mundë kancerin. (Lajmi.net)

2ACC0BF700000578-0-image-a-14_1437729465048