Refuzoi Chelsean për Romën, ja çfarë thotë Nainggolan pas ndeshjes ndaj ekipit të Contes

Radja Nainggolan ka refuzuar Chelsean dhe shumë klube tjera të mëdha për të qëndruar te Roma.

Sport

19/10/2017 18:06

Arsyeja e vetme e qëndrimit të belgut është se dëshiron të fitojë diçka të rëndësishme me Romën, e cila për të do të jetë e paharrueshme, përcjellë “Lajmi.net”.

“Jam i bindur se të fitosh diçka të rëndësishme në Romë do të jetë e paharrueshme”, deklaroi Radja.

“Jam shumë i lumtur në Romë, nuk dua të ndryshoj skuadër dhe për këtë nuk jam pishman që kam qëndruar”, përfundoi Nainggolan.

Ai ishte ndër më të mirët në fushë në barazimin mes Chelseat dhe Romës 3:3 mbrëmë. /Lajmi.net/