Refuzohet tenisi kosovar

Organizata evropiane e tenisit ka refuzuar të gjitha kërkesat e Federatës së Tenisit të Kosovës në takimin e zhvilluar në Sofje, ka njoftuar portali serb Kurir. Tenisi kosovar nuk është i njohur në organizatën në fjalë kurse nuk iu lejua as statusi i vëzhguesit. Presidenti i Federatës serbe të tenisit, Vuk Jeremiç së fundmi bisedoi…

Sport

29/03/2014 16:08

Organizata evropiane e tenisit ka refuzuar të gjitha kërkesat e Federatës së Tenisit të Kosovës në takimin e zhvilluar në Sofje, ka njoftuar portali serb Kurir.

Tenisi kosovar nuk është i njohur në organizatën në fjalë kurse nuk iu lejua as statusi i vëzhguesit.

Presidenti i Federatës serbe të tenisit, Vuk Jeremiç së fundmi bisedoi rreth kësaj teme me nënkryetarin e ITF-së, francezin Richie Bitie pasi Federata Ndërkombëtare e Tenisit në uebfaqen zyrtare kishte inkuadruar Kosovën në mesin e 75 shteteve që shënuan ditën e tenisit.

Edhe pse Prishtina priti ‘dritën e gjelvër’ në takimin e Sofjes, kjo nuk ndodhi.

Përgjigja ishte e njëjtë si në takimin e kaluar në Estoni. Së fundmi, drejtuesit e tenisit kosovar e kritikuan Jeremiçin duke e quajtur “racist” pasi kreu i tenisit serb dërgoi një letër në Federatën evropiane duke kërkuar që palës kosovare të mos i lejohet pranimi në atë organizatë.