Refuzohet oferta e Arsenalit për yllin e Romës

Roma nuk e ka ndërmend të heq dorë lehtë nga ylli i skuadrës së tyre, Cengiz Under.

Sport

14/12/2018 09:54

Mediet në Itali raportojnë se Roma ka refuzuar një ofertë prej 32 milionë euro të Arsenalit për talentin turk.

Në shumë media të sportit javëve të fundit ka pasur shkrime që kanë konfirmuar interesimin e Arsenalit për 21 vjeçarin e Romës.

Sipas ‘Tuttomercatoweb’, oferta e parë nga Arsenal tashmë ka ardhur, dhe ajo peshon 32 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Kjo ofertë është refuzuar nga Roma, të cilët i kanë vendosur tashmë çmimin prej 50 milionë euro lojtarit të tyre.

Deri më tani këtë sezon, Under ka shënuar pesë gola dhe ka realizuar pesë asistime në 19 ndeshje për Romën./Lajmi.net/