Refuzohet Barcelona

Barcelona dështoi në përpjekje për transferimin e mesfushorit të Interit, Mateo Kovacic, në çastet e fundit të afatit kalimtar të verës. Nerazzurrët refuzuan një ofertë nga gjiganti katalan.

Sport

02/09/2014 09:39

Inter refuzoi një ofertë të Barcelonës në çastet e fundit të afatit kalimtar të verës, për transferimin e mesfushorit Mateo Kovacic.

Sipas televizionit italian “Sky”, Nerazzurrët nuk kanë pranuar të shesin futbollistin e talentuar kroat tek gjiganti katalan.

Presidenti i Interit, Erick Thohir refuzoi ofertën e Barcelonës – nuk është bërë e ditur shuma e ofruar – njësoj siç kishte bërë në të kaluarën pas një propozimi nga gjiganti tjetër i La Ligës, Real Madrid.

Kovacic konsiderohet si futbollist i së ardhmes në Inter dhe trajneri Walter Mazzarri ka filluar të sheh kroatin si pjesë të rëndësishme në ekipin e tij.