Refuzimet e Pogbas

Paul Pogba ka thënë se nuk ishte i interesuar të dëgjojë ofertat nga Chelsea, Arsenal, dhe Milan para transferimit të tij nga Manchester United në Juventus. Talenti francez iu bashkua akademisë së gjigantit anglez më 2009 nga Le Havre por nuk ishte në gjendje të sigurojë vend në ekipin e parë, dhe bëri vetëm tri…

Sport

13/09/2013 07:00

Paul Pogba ka thënë se nuk ishte i interesuar të dëgjojë ofertat nga Chelsea, Arsenal, dhe Milan para transferimit të tij nga Manchester United në Juventus.

Talenti francez iu bashkua akademisë së gjigantit anglez më 2009 nga Le Havre por nuk ishte në gjendje të sigurojë vend në ekipin e parë, dhe bëri vetëm tri paraqitje në Premierligë.

Mirëpo, mesfushori ka njoftuar se menjëherë pasi Juventus shprehu interesim për shërbimet e tij, ish menaxheri i Unitedit, Sir Alex Fergusonit nuk arriti më ta bindë të mbetet në Old Trafford.

“Sir Alex Ferguson u mundua të më mbante në Manchester United, por nuk shkoi larg”, deklaroi Pogba për Sky Sport Italia.

“Klube të tjera u interesuan për mua, por kisha vetëm Juventusin në mendje. Atë kohë, dëgjova se Chelsea, Arsenal dhe Milan ishin vënë pas meje, por askush nuk është si Juventus”, u shpreh ai.