Refugjatja më e vjetër në botë, siriania 107 vjeçare

Sabria Khalaf e cila ishte larguar nga Siria para shtatë muajsh më në fund është bërë bashkë me familjen e saj në Gjermani. Ajo ishte me djalin e saj në Greqi, por autoritetet gjermane bënë të mundur ribashkimin me familjen e saj në Gjermani.

Bota

18/03/2014 23:21

Gruaja 107 vjeçare e cila u detyra që të largohej nga shtëpia e saj për shkak të konfliktit në Siri, tashmë ka mbërritur në Gjermani dhe më pas do të kthehet së bashku me familjen e saj, duke përshirë këtu edhe stër-stër-mbesën e saj.

Sabria Khalaf është larguar nga shtëpia e saj në Siri qe 7 muaj së bashku me djalin e saj Kenanin, me të cilin udhëtuan fillimisht drejt Turqisë, pastaj shkuan në Greqi.

Khalaf u përshëndet dhe u prit nga rreth 20 pjesëtarët e familjes së saj, duke përshirë këtu nipërit, stërnipërit dhe nga stër-stër-mbesa e saj 33 ditëshe.

Sipas rregullave të Bashkimit Europian refugjatët duhet të aplikojnë për azil në shtetin e parë që ata mbërrijnë, duke vënë kështu një barrë të rëndë mbi kombet e Mesdheut si Greqia, ku Khalaf kishte kaluar dy muajt e fundit.

 

Zëdhënësi i Zyrës së Migrantëve dhe Refugjatëve, Christoph Sander, tha se vendimi që kanë marrë për të përshpejtuar transferimin e Khalaf’as në Gjermani është bërë për arsye humanitare.

Rasti i Khalaf u bë i njohur pas një shkrimi në të përditshmen gjermane Sueddeutsche Zeitung. Pas kësaj një avokati gjerman i kishte bërë apel Presidentit Joachim Gauk që të intervenonte dhe të shmangte procedurat burokratike të këtij transferimi.

 

Aktualisht në Gjermani janë më shumë se 10 mijë refugjatë sirian, që është numri më i madh i refugjatëve në një shtet europian.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 2 milionë sirianë janë detyruar që të shpërngulen në vende të tjera jashtë Sirisë- shumica në vendet fqinje- që tre vite, prej se konflikti ka filluar. Numri i refugjatëve mund të dyfishohet në fund të këtij viti, kanë paralajmëruar trupat botërore.