Refugjatja e famshme afgane bëhet me shtëpi

Një nga refugjatet më të famshme në botë më në fund është bërë me shtëpi. 'Mona Lizës së Afganistanit' iu dhuruan çelësat e shtëpisë së re nga presidenti afgan. Kështu, 'vajza me sy të gjelbër' me rikthimin në atdhe edhe një herë u shndërrua në frymëzim për miliona afganë që ende jetojnë jashtë vendit si refugjatë.

Bota

12/12/2017 22:09

Sharbat Gula, u shndërrua në ikonë kur u paraqit në kopertinën e Nacional Geograjphc të qershorit të vitit 1985.

Atë botë ajo ishte vetëm 12 vjeçare dhe refugjate ndërkohë sot është pronare e një shtëpie rreth 300 metër katror në kryeqytetin e Afganistanit.

Shtëpia e rregulluar sipas shijes së saj i erdhi dhuratë nga qeveria afgane.

Gula, 45 vjeçe ka përfituar edhe një pagë mujore në shumën e 700 dollarëve për jetesë dhe tretman mjekësor.

Sharbat Gula, e njohur për botën si ‘vajza afgane’ mori çelësat e shtëpisë muajin e kaluar në një ceremoni zyrtare, pas tre dekadash si refugjate në Pakistan dhe Afganistan.

‘Vajza me sy të gjelbër’ në vendlindje njihet edhe si ‘Mona Liza e Afganistanit’ dhe tani është shndërruar në simbol të rikthimit për dhjetëra mijëra refugjatë afganë që jetojnë jashtë vendit për dekada.

Gula vitin e kaluar ishte arrestuar për shkak të qëndrimit ilegal në Pakistan  dhe ishte dënuar me 14 vjet burg. Po në këtë vend ilegalisht qëndrojnë miliona afganë.

Në atë kohë, ajo po rriste e vetme katër fëmijë, derisa po vuante nga Hepatit C që i mori jetën bashkëshortit të saj disa vjet më parë.

Arrestimi i saj u politizua dhe i mundësoi asaj rikthimin në atdhe.

“Afganistani është vetëm vendlindja ime, por Pakistani ishte shtëpia ime dhe gjithmonë do ta konsideroj si vendin tim”, kishte thënë ajo, kur ishte detyruar të braktis këtë vend.

Ishte vetë presidenti afgan Ashraf Ghani ai që i dhuroi asaj çelësat e shtëpisë së re duke i premtuar se fëmijët e saj do të kenë kujdes shëndetësor dhe shkollim.