Refugjati i cili kishte imigruar në Spanjë sapo i ka fituar në lotari… (Foto)

Një senegalez i papunësuar i cili dikur ishte shpëtuar nga rojet bregdetare të Spanjës pas rrugëtimit të tij të rrezikshëm nga Moroko para 8 viteve me një anije të drurit, sapo i ka fituar 400,000 euro në lotarinë vjetore të Krishtlindjeve në Spanjë.

Bota

24/12/2015 11:50

 

Njeriu, emri i të cilit është Ngame, ishte një nga 1,600 personat të cilët e posedonin tiketën me numrat fitues – 79140 – në lotarinë masive të së martës, raporton e përditshmja La Voz de Almeria, transmeton lajmi.net.

Ngame dhe gruaja e tij kishin arritur para 8 viteve në ishullin e Tenerife, që është pjesë e Ishujve Kanary të Spanjës.

Ata ishin dërguar atje pasi që ishin shpëtuar nga rojet bregdetare të Spanjës kur anija e tyre kishte filluar të ketë probleme gjatë lundrimit, raporton lajmi.net.

“Ishim 65 njerëz në atë anije. Unë dua t’i falënderojë të gjithë rojet e Spanjës dhe qeverinë e Spanjës që na shpëtuan ne nga ai det”, kishte thënë ai për gazetën.

Qysh nga arritja e tyre në Spanjë, çifti kishte provuar të mbijetojë nga punët e ndryshme si fermerë etj, mirëpo siç duket tani jeta e tyre do të ndryshojë për 180 shkallë. /lajmi.net