Refugjatët përgjërohen për mëshirë para policëve hungarezë (Foto/Video)

Treni i parë me refugjatë është nisur sot nga Budapesti në drejtim të kufirit austriak, por policia hungareze e ka ndaluar duke i urdhëruar që të gjithë të zbresin në vendin e quajtur Biqke, ku gjendet qendra e pranimit të refugjatëve. Si rezultat i këtij vendimi ka ardhur deri te një kaos, për të cilin flasin më së miri fotografitë e agjensioneve Reuters dhe AP.

Bota

03/09/2015 15:36

Migrantet 2Migrantët kanë kërcyer mbi hekurudha në Biqke, duke u munduar të ikin nga policia e cila i ndiqte pas. Në mesin e migrantëve ishte edhe një familje, që ishin personazhet kryesorë në objektivin e kamerave të medieve ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Migrantet 3Në disa fotografi shihet qartë se si babai mundohet të mbrojë bashkëshorten dhe beben e tyre, por policia hungareze nuk pati pikë mëshire.

Migrantet 4Qeveria hungareze ka urdhëruar që kufijtë e vendit të mbyllen plotësisht për migrantët deri më 15 shtator, me ç’rast refugjatët me çdo kusht janë duke u përpjekur të arrijnë në Evropën Perëndimore.

Migrantet 5Të veshur me uniformë luftarake, policia ka urdhëruar migrantët që të tërhiqen, por shumë prej tyre u kanë rezistuar. Disa prej tyre madje janë kacafytur me policë, duke u munduar të kthehen në tren.

Migrantet 6Por skena më dramatike ndodhi, kur një burrë me bashkëshorten dhe beben e tyre, disi arritën deri tek hekurudhat, ku edhe janë ulur në shenjë proteste.

Migrantet 7Në ato momente në drejtim të tyre janë nisur 12 policë, duke u munduar ti largojnë nga hekurudhat. (lajmi.net)
Migrantet 8

YouTube player