Refugjatët kosovarë në kushte të rënda e të rrezikuar nga sëmundjet (foto)

Pamjet të paraqitura përmes fotografive janë të bëra në kampin e refugjatëve nga Kosova në vendin Herzogenaurach, afër Nurenbergut të Gjermanisë.

Lajme

09/01/2015 14:51

Përpos gjendjes së rëndë me të cilën po përballen refugjatët kosovarë në këtë pjesë të Gjermanisë, ata rrezikohen edhe nga sëmundja Lija e Ujit, e cila ka filluar të përhapet aty.

Fotot janë realizuar nga aktivisti i Vetëvendosjes, Ibrahim Islami- Bushi.

Ndryshe, askush nga zyrtarët e Ambasadës së Kosovës nuk i ka vizituar ata deri më tash. (lajmi.net).