Reformim i Konferencës së Islamit në Gjermani

Ministria e Brendshme e Gjermanisë kërkon të reformojë Konferencën e Islamit në Gjermani. Synohet të zvogëlohet influenca e shoqatave të islamit tejet konservatore. Por jo të gjithë e përshëndesin këtë nismë.

Bota

17/07/2018 09:42

Pas pushimeve të verës, Konferenca e Islamit në Gjermani do të duhet të marrë një profil tjetër. Këtë e dëshiron Ministria e Brendshme e Gjermanisë nën Horst Seehoferin e partisë kristiansociale, CSU. Sekretari i Shtetit, Markus Kerber nxiti një debat të madh në Gjermani, kur të premten përmes gazetës „Bild” bëri të ditur se „ne duhet të vendosim shumë se deri tani në qendër të Konferencës së Islamit shumicën e bashkëqytetarëve myslimanëve që nuk janë të organizuar ende në shoqata.” Ajo që Kerber ka parasysh me këtë e nuk e thotë është: Duhet të reduktojmë në këtë forum dialogu ndikimin e shoqatave islamike që i bëjnë një interpretim mjaft konservator ligjeve të fesë. Në këtë Konferencë kanë qenë të përfaqësuar persona nga shoqatat si anëtarë të tyre. Por kritikët janë shprehur se jeta e myslimanëve në Gjermanisë është shumë e larmishme.

“Nuk duhet të mënjanohen shoqatat e islamit”

Erika Theißen tund kokën në shenjë mosmirartimi. Në vitin 2015 ajo ishte këshilltare e kësaj konference. Drejtoresha e një Qendre Arsimi për Gratë Myslimane në Këln është konvertuar para 30 vjetësh në fenë islame, atë kohë kur sipas saj „puna me islamin nuk ishte kaq e ndjeshme si tani”. Për Deutsche Wellen ajo thotë se „nuk duhet të mënjanohen shoqatat e islamit”. Kushdo që beson ka nevojë për xhami dhe komunitetin e saj. Nuk pranohet që të mënjanohen këta aktorë në një dialog ndërfetar. „Edhe një dialog brenda të krishterë nuk do ta çonte asgjë përpara, nëse do të ishin pjesë e tij vetëm kundërshtarët e krishtërimit”, argumenton pedagogja. Theißen kritikon politikën gjermane, sipas saj komunitetet e xhamive shpesh bien pre e dyshimit të përgjithshëm që nxitet nga politika e kjo i ka bërë të pasigurtë shumë anëtarë të xhamisë.

Vend i debatit është Konferenca e Islamit

Gökay Sofuoğlu, kryetar i Komunitetit Turk në Gjermani, njërës prej shoqatave të prekura shprehet çuditërisht i hapur për planet e ministrisë. Për Deutsche Wellen ai tha se „dialogu në Konferencën e Islamit nuk mund të vazhdohet vetëm me shoqatat ekzistuese”. Kemi nevojën e një diskursi me personalitete kritikë, që i sfidojnë shoqatat e deritanishme në qëndrimet e tyre. „Vendi për këtë ballafaqim duhet të jetë Konferenca e Islamit”, është i mendimit kryetari i Komunitetit Turk. Kerber bëri të ditur se që në nëntor anëtarë të konferencës do të jenë persona të veçantë dhe me „siguri edhe zëra kritikë myslimanë ndaj islamit.”

Sipas Sekretarit të Shtetit, Kerber qëllimi i reformës është perkufizimi i një „islami me profil gjerman”. Sipas tij „ajo që dihet është se ka një katolicizëm gjerman, një protestanizëm gjerman, edhe hebraizëm gjerman.” Mund dhe duhet të ketë një islam gjerman, mendon Kerber. Por Gökay Sofuoğlut kërkimi i një islami gjerman i duket pak a shumë i çuditshëm. „Të përcaktohesh fetë në bazë të kombit është pak e vështirë.” Por ai shprehet se shpreson që në të ardhmen të kemi një islam që i përket Gjermanisë.

Për shkak të strukturës së komplikuar të anëtarëve të shoqatave të islamit nuk ka ende kontrata me shtetin si me kishat ku të rregullohen të drejtat për mësimin e fesë, përkujdesin shpirtëror dhe të ardhurat nga tatimet. Për mësimin e fesë islame dhe katedrat e teologjisë islame janë përdorur kontrukte ndihmuese. Një nga çështjet e hapura është shkollimi i imamëve në Gjermani. Sekretari i Shtetit Kerber është shprehur kundër ndikimit të Turqisë në këtë drejtim në Gjermani. Kjo është e rëndësishme edhe për „të mbrojtur më mirë interesat e qytetarëve myslimanë gjermanë”. Kancelarja Angela Merkel me të drejtë vitin e kaluar ndaloi çdo lloj influencimi. „Mezut Özil und miliona qytetarë gjermanë me origjinë turke sigurisht janë pjesë e jona”, tha Kerber, duke iu referuar Özil që u kritikua për shkak të një fotoje me presidentin turk Erdogan para kampionatit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme gjermane për shkak të përvojës në vitet e kaluara „me gjasë„ nuk do të ketë më anëtarësi të përcaktuar, por një „bashkim fleksibël të orientuar nga temat dhe formatet”. Kështu çështja, se kush e përfaqëson islamin në Gjermani do të vazhdojë të përcaktojë debatin edhe në ardhmen në Gjermani./DW