Reforma zgjedhore, Basha nis konsultimet me aleatët

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka nisur pasditen e kësaj të mërkure konsultimin për reformën zgjedhore me aleatët parlamentarë.

Lajme

21/09/2017 09:05

Por burime nga PD bëjnë të ditur se konsultime do të ketë edhe me çdo forcë politike dhe faktorë shoqërorë që janë pro zgjedhjeve të lira.

Reforma zgjedhore, në këndvështrimin e Bashës, ka si qëllim dhënien fund të manipulimeve dhe shit-blerjes së votës.

Kushtet e PD për këtë reformë të rëndësishme janë: votim dhe numërim elektronik dhe mundësimi i votimit për emigrantët. /TopChannel/