Reforma që i duhet zgjedhjeve lokale

Kur jemi tek zgjedhjet lokale, nga përvoja e studimeve mbi qeverisjen lokale dhe monitorimin e këtij niveli të qeverisjes mendoj se ligji për zgjedhjet lokale duhet dhe kërkon reformim urgjent në disa pika, pas zgjedhjeve të 22 tetorit!

Opinion

23/08/2017 15:33

Ja disa nga pikat që duhet ndryshuar në këtë rrafsh:

  1. Bartësit e listave zgjedhore jo si individ (kandidat), por si kategori juridike zgjedhore janë të panevojshëm dhe dëmtojnë rëndë demokracinë përfaqësuese nëpër Kuvendet Komunale.

Ja një shembull: nëse në një Komunë të Kosovës siç është Obiliqi p.sh. që ka 21 vende në Kuvendin Komunal, 8 vende në start garantohen për bartësit e secilit subjekt politik që garon dhe kalon pragun eventualisht (Rezultati i zgjedhjeve lokale 2013). 8 vendet e radhës garantohen për kandidatet për gjininë femrore që i bije se 16 nga 21 vendet në total zgjedhen jo nga demokracia direkte e votës (rezultati i votës qytetare) por nga garantimi juridik për “bartësit e listave” dhe kandidatet nga gjinia femrore! Kjo në fakt është një “devijim i rëndë” i vullnetit qytetarë për përfaqësim në Kuvendet Komunale. Ky devijim dhe kjo “parregullësi” është zingjirore dhe përcjellet nëpër secilën Komunë andaj përfundimisht kjo kategori juridike nuk duhet të ekzistoj më ashtu siç nuk ekziston më në zgjedhjet parlamentare, pasi ky fenomen jo që nuk prodhon përfaqësim e demokraci por më tepër “uzorpim të demokracisë lokale”!

  1. Ligji për Qeverisjen Lokale dhe përfaqësimi në legjislacionet komunale duhet të rishikohet për nga aspekti i përfaqësimit gjeografik dhe kjo mund të arrihet duke ju përcaktuar seciles “Bashkësi Lokale” numrin e asambleistëve në Kuvendin Komunal përkatës. Kjo do të prodhonte përbërje komunale shumë më përfaqësuese se sa i kemi sot dhe njëkohësisht do ta rriste kualitetin e përbërjeve komunale e cila pastaj do të rezultonte me monitorim dhe qeverisje ma të mirë!
  1. Kuota (%) për barazi gjinore brenda Kuvendeve Komunale dhe listave zgjedhore, duhet të zhvendoset si kuotë (%) që duhet patjetër ta ketë ekzekutivi komunal (qeverisja komunale) e jo Kuvendi. Kjo pasi Kuvendi nënkupton përfaqësim (demokraci përfaqësuese) dhe jo kategori biologjike dhe kjo vetëm sa e pengon evulimin e femrës dhe fuqizimin e pozitës së saj në shoqëri. Kjo pasi që në start ajo vendoset në një kategori ligjore “të garantuar” ose të “mbrojtur” që nuk ka kuptim tjetër, pos pozicionit të inferioritetit shoqëror brenda një shoqërie ku ajo përbënë mbi 50% të popullsisë!

Autori:

Sylejman Meholli – Magjister i Shkencave Politike – Drejtimi Shoqëria Civile dhe Zhvillimi Lokal dhe Doktor i Mjekësisë.