Reflekset e babait shpëtojnë vogëlushen (Video)

Një baba ka reaguar në kohë duke shpëtuar vajzën e tij pa u lënduar nga përplasja e një makine.

Fun

21/08/2017 23:35

Pamjet e filmuara nga kamera e një tjetër makine tregojnë një person që kalon me një vajzë, të cilët mendohet se janë babë e bijë, përmes vijave të bardha. Pikërisht në këtë moment vihet re një makinë e cila nuk frenon, por vijon rrugën e për paksa nuk i përplas.

Evitimi i përplasjes u bë falë reagimit të shpejtë të burrit, që nxitoi të kalonte rrugën dhe të rrotullohej që makina mos përplaste vogëlushen.

Pamjet e videos, vendndodhja e së cilës mbetet ende e paqartë, u bënë shumë shpejt virale, me komentuesit e shumtë që vlerësonin reagimin e shpejtë të personit që mendohet se është edhe babai i vogëlushes. /Lajmi.net/