Rufki Suma: Krimet i ka bërë Serbia, Kosovës nuk i duhet Gjykata Speciale

Ish-komandanti i Brigadës 164 të UÇK-së, Rufki Suma, i cili aktualisht mban postin e kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale është i turpshëm dhe fyes për Kosovën dhe UÇK-në.

Lajme

17/03/2015 08:19

“Krejt bota e di kush ka bërë krime. Publikisht dihet se krime ka bërë Serbia, e jo UÇK-ja. Sikur të kishte bërë krime Kosova, apo shqiptarët, atëherë shtrohet pyetja pse intervenoi NATO-ja?. Atëherë edhe NATO-ja paska bërë krime që ka intervenuar kundër Serbisë”, ka thënë Rufki Suma në një intervistë dhënë ‘Epokës së Re’.

Sipas tij, themelimi i kësaj gjykate po bëhet me vetëdije të politikanëve që janë në krye të shteti.

Ndërsa mendon se Kuvendi i Kosovës ka fuqi për ta refuzuar themelimin e kësaj gjykate. “Institucionet e Kosovës nuk duhet ta themelojnë këtë gjykatë”.

“Do ta shihni më vonë, po këta ndërkombëtarë do të thonë se Gjykata Speciale është formuar nga Kosova e jo nga vet ata”, ka deklaruar Suma.