Referi i ndeshjes Uruguai – Francë është një ish-aktor i njohur (Video)

Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë dhe në ndeshje shumë të mëdha përveq përgjegjsisë tek referët e ndeshjes drejtohet edhe një vëmendje e madhe.

Fun

06/07/2018 20:06

Por kësaj radhe është edhe më ndryshe. Referi Nestor Pitana, i cili kishte përgjegjsinë për të ndarë drejtësinë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës ndërmjet Francës dhe Uruguajit është në qendër të vëmendjes për një arsye tjetër nga futbolli, transmeton lajmi.net

Argjentinasi dikur ishte aktor i njohur para se të bëhej refer dhe kishte luajtur në filmin aksion “The Fury” ose “La Furia” në vitin 1997.

Pitana, i cili u përqendrua vetëm në referim nga viti 2007, referoi në ndeshjen hapëse të botërorit ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite e pastaj gjithashtu edhe në ndeshjen në mes Kroacisë dhe Danimarkës.

43 vjeçari i cili ishte në detyrë në Kupën e Botës në Brazil katër vjet më parë është gjithashtu një mësues i gjimnastikës dhe tani me detyrë përsëri në botërorin e këtij viti në Rusi./Lajmi.net/ 

YouTube player