Referendumi për emrin më 30 shtator – vendosi Kuvendi i Maqedonisë, opozita bojkotoi votimin

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, me 68 vota për dhe asnjë kundër dhe as të përmbajtur, pasditen e së hënës vendosi që më 30 shtator të këtij viti të mbahet referendumi për emrin, i cili do të jetë konsultativ.

Lajme

30/07/2018 17:36

Pyetja e referundumit do tëjetë “A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO me pranimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

Në votim nuk morën deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, të cilët braktisën sallën kuvendore, pasi që deputeti i tyre, Nikolla Micevski paraqiti qëndirmin partiak se “pyetja e referendumit është joprecize, shumëkuptimëshe dhe manipulative për opinionin”. Me atë që është konsultativ referendumi, shtoi ai, hapet mundësia që rezultatin ta interpretoj kush si të dojë.

Deputetët e partisë më të madhe opozitare maqedonase nuk morën pjesë as në shqyrtimitn e dy amendamenteve që i paraqitën vetë ata, e të cilët u refuzuan gjatë votimit.

Venndimi për shpalljen e referendumit u miratua me shumivcën e votave të deputetëve në Parlamentitn 120-anëtrësh të Maqedonisë.