Referendumi në Irlandë: Rezultatet e para janë pro abortit

Ndryshe nga rezultatet në referendumin për martesat e të njëjtit seks tri vite më parë, nuk do të ketë ekrane gjigante në të cilat do të shfaqen rezultatet e këtij referendumi për ndryshimin e kushtetutës së Irlandës.

Bota

26/05/2018 15:58

Edhe pse askush nuk po e thotë zëshëm, “arsyet e sigurisë” i kanë bindur organet e sigurisë  që të mos i vendosin rezultatet pro ose kundër  në ekranin e madh.

Ky vendim është marrë bazuar në frikën se mund të ndodhin ngjarje jo të mira në mes dy kampeve të ndryshme të mendimit, në mes atyre që janë pro abortit dhe atyre që janë kundër.

Aborti është ilegal në Irlandë, në kuadër të Amendamentit të 8 të Kushtetutës Irlandeze, që ka kaluar në vitin 1983. Ky amendament ka hyrë në fuqi në kuadër të një referendumi nacional, që ka qenë i përkrahur fuqishëm nga Kisha Katolike.

Aktualisht është ilegale në shumicën e rasteve të kërkosh dhe të bësh abort në Irlandë, edhe në rastet e dhunimit, incestit etj. Ata që e bëjnë këtë akt mund të burgosën deri në 14 vite nëse mirët vesh se kanë bërë diçka të tillë.

Në pyetjen se a lejohet ndërprerja e shtatzënisë dhe të ndryshohet kushtetuta e këtij vendi. Për “Po”kanë votuar 66.36% e votuesve, ndërsa për “Jo” kanë votuar 33.64. Këto rezultate janë deri në ora 14:02.