Reduktohen pagesat me para të gatshme – Lajmi.net
Reduktohen pagesat me para të gatshme
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 9:03, 5 July 2017
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar në Kosovë përveç kryerjes së pagesave me para të gatshme, viteve të fundit vërehet një rritje e shpejt e përdorimit të instrumenteve elektronike për pagesa.

Sipas BQK-së, nga të dhënat statistikore për vitin 2016, vërehet rritje në numër dhe vlerë të kredit transfereve, të cilat paraqesin një alternativë për pagesa pa para të gatshme.

“Me rritje të dukshme të përdorimit janë karakterizuar edhe pagesat përmes instrumenteve elektronike siç janë: transaksionet përmes debit kartelave, kredit kartelave dhe e-bankingut, duke ndikuar në zvogëlim të pagesave në para të gatshme”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së, raporton RTKlive.

Me qëllim të rritjes së efikasitetit në kryerjen e transaksioneve me kartela, BQK-ja ka paraparë implementimin e një sistemi ndërbankar të pagesave me kartelë për të ofruar funksionalitet ndër operimi mes lëshuesve të kartelave.
“Në këtë kuadër, gjatë këtij viti është kryer studimi i fizibilitetit për krijimin e sistemit ndërbankar për transaksione me POS dhe ATM, i mbështetur nga programi Qeveria-për- Qeverinë (programi G2G) si partneritet nga USAID për zhvillimin e kapaciteteve lokale”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Stealth Sniper
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Rock Wheels