RedTube: Nëse kurseni ujë, ju merrni falas pornografi online

Platforma pornografike në internet RedTube dëshiron të inkurajojë njerëzit me një aplikacion për të kursyer ujin .

Fun

19/04/2018 22:18

Në aplikacionin “Save Water Challenge”, përdoruesit mund të dokumentojnë suksesin e tyre në kursimin e ujit dhe të fitojnë pikë për të. Për këtë qëllim, aplikacioni aktivizohet pak para se të bëni dush. Duke përdorur mikrofonin, aplikacioni zbulon nëse dushi vazhdon të funksionojë dhe regjistron kohën e dushit. Nëse mbledhni pikë të mjaftueshme, do të merrni një akses premium një javë si shpërblim. Aplikacioni aktualisht është i disponueshëm vetëm për Android , një version i iOS do të vijë së shpejti.

Veprimi duhet të tërheqë vëmendjen për faktin se rreth dy miliardë njerëz ende nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të pastër. Numri i të prekurve pritet të rritet në tre miliardë deri në vitin 2050, pasi që uji i pijshëm është i dobët në shumë rajone. Kohët e fundit, kriza e ujit në Cape Town bëri tituj, e cila u shkaktua nga një thatësirë ​​e tejzgjatur. /Lajmi.net/