Redi Jupi: Vetëm ky futbollist i Kosovës do të mund të luante te Shqipëria!

Ish trajneri nga Shqipëria që tani bën rolin e opinionistit në ‘Procesin Sportiv’, Redi Jupi, ka thënë se Shqipëria ka ekip më të mira se Kosova.

Sport

20/11/2018 12:13

Jupi, ka thënë se Kosova po arrin të marrë maksimumin nga lojtarët  në këto ndeshje të Ligës së Kombeve.

Ai tutje ka thënë se vetëm një lojtar nga Kosova, mund të luajë në Kombëtaren Shqiptare.

“Kosova nuk ka ekip më të mirë se Shqipëria. Të jeni të bindur që Kosova nuk është aspak më e fortë se Shqipëria”, deklaroi fillimisht Jupi, përcjellë Olle, transmeton lajmi.net.

“Dallimi është se Kosova po iu merr maksimumin futbollistëve, ndërsa jo”.

“Nga lojtarët e Kosovës vetëm një lojtar mund të luajë te Shqipëria, Milot Rashica, asnjë tjetër”./Lajmi.net/