RED tregon sesi do të realizojë telefonin holografik – Lajmi.net
RED tregon sesi do të realizojë telefonin holografik
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 21:43, 8 September 2017
Pak muaj më parë, RED kompania e prodhimit të aparateve fotografikë dhe kamerave me rezolucion të lartë bëri njoftimin surprizë se ishte duke punuar për prodhimin e një telefoni inteligjent dhe surpriza më e madhe ishte se pajisja do të mbërrinte me një ekran holografik.

Ajo që RED nuk sqaroi në atë kohë ishte se çfarë teknologjie do të përdorte për të siguruar imazhe holografike tridimensionale, megjithëse hapi prenotimet për 1195 dollarë për telefonin Hydrogen One.

Sot, përgjigjja për këtë mbërrin nga një “startup” i lindur nga laboratoret e Hawlett Packard dhe quhet Leia Inc dhe me të cilët RED ka nënshkruar një marrëveshje. “Leia” e përshkruan veten si kompani lider në fushën e prodhimit të ekraneve holografike që mundësojnë imazhe tridimensionale dhe është themeluar në vitin 2014.

Ilustrimi me video është i vështirë të bëhet në ekrane normalë, por një përshkrim të shkurtër kompania e ka bërë duke thënë se përdor teknologjinë e fundit të nano-fotoneve për të siguruar një ekran holografik të plotë.

E thënë në vija të trasha, ekranet e Leia Inc. janë në gjendje të projektojnë imazhe 3D të objekteve, që ruajnë “formën” pavarësisht kendit të vështrimit. Si shembull, nëse do të hapesh një aplikacion harte, teorikisht ai do të shfaqej si një minimodel i qytetit apo terrenit ku kërkohet me ndërtesa apo male që ngrihen mbi ekran.

Leia thotë se kjo teknologji mundësohet falë përdorimit të nanostrukturave që riprodhojnë në 3D me anë të dritës së ekranit imazhet e shfaqura në ekranet tradicionale të telefonave inteligjentë. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: Telefon holografik

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Bike Rivals
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Rock Wheels