Recoba thotë ‘mjaft’

Mesfushori i mirënjohur uruguaian, Alvaro Recoba ka njoftuar se ky do të jetë stinori i tij i fundit në futbollin profesionist. Ish ylli i Interit, anëtar i ekipit Nacional, ka bërë të ditur se do të pensionohet në fund të këtij sezoni. “Duke filluar nga dhjetori do të intensifikoj përgatitjet për gjashtë muajt e fundit…

Sport

27/09/2013 20:00

Mesfushori i mirënjohur uruguaian, Alvaro Recoba ka njoftuar se ky do të jetë stinori i tij i fundit në futbollin profesionist. Ish ylli i Interit, anëtar i ekipit Nacional, ka bërë të ditur se do të pensionohet në fund të këtij sezoni.

“Duke filluar nga dhjetori do të intensifikoj përgatitjet për gjashtë muajt e fundit të sezonit, që do të jenë shumë të rëndësishëm për mua sepse do të jetë periudha ime përmbyllëse e karrierës”, deklaroi Recoba për ‘Sport 890’.

Recoba, në dhjetor 37-vjeç, nga viti 2011 është anëtar i ekipit të Nacionalit nga Montevideo, kurse u shqua te Inter ku luajti gjatë periudhës 1997-2008.