Reçica takoi përfaqësuesit e Amnesty International

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Amnesty International me seli në Londër, i prirë nga Sian Jones.

Lajme

12/12/2017 17:11

Në këtë takim u diskutua lidhur me raportin për viktimat e dhunës seksuale, të nxjerrë nga Amnesty International, konkretisht nga hulumtuesit për rajonin e Ballkanit, raport që do të publikohet nesër në Prishtinë.

Ministri Reçica njoftoi të pranishmit për vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me kompensimin me pensione mujore, si dhe njoftoi për planet e Ministrisë për të angazhuar këtë kategori në masat aktive të tregut të punës, si në trajnime, subvencionim të pagave apo edhe vetëpunësim.

Përfaqësuesit e Amnesty International e përgëzuan ministrin për angazhimin e tij lidhur me këtë çështje shumë të ndjeshme dhe gjithashtu për planet për angazhimin në masat aktive të tregut të punës.

Ministri Reçica falënderoi përfaqësuesit e Amnesty International për punën e bërë lidhur me raportin e dalë nga hulumtimet e tyre dhe gjithashtu u zotua se rekomandimet nga ky raport do të analizohen dhe do të merren parasysh nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale./Lajmi.net/