Reçica në Berlin kërkon lehtësimin e procedurave burokratike për kosovarët

Njëra ndër gazetat më prestigjioze në Gjermani, ‘Süddetusche Zeitung’, si dhe media të tjera gjermane i kushtuan vëmendje vizitës së ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në Landin e Baden Württemberg-ut të Gjermanisë.

Lajme

14/10/2018 15:52

Ato theksuan rëndësinë e arsimit profesional dual të të rinjëve në funksion të migrimit për punë, gjë që ministri Reçica në vazhdimësi e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm në takimet që pati gjatë vizitës së tij.

“Projektet e përbashkëta në mes të Kosovës me ‘Diakonie’ dhe punëdhënës të ndryshëm gjerman, po hasin në vështirësi, nisur nga marrja e vizave dhe njohja e diplomave nga Kosova, procedurë e cila zgjatë deri në 14 muaj kohë”, theksoi ministri.

Reçica, me këtë rast drejtoi një apel për Berlinin: “Lehtësoni procedurat burokratike mes dy vendeve tona”, duke theksuar rëndësinë e ofrimit të mundësive për qytetarët tanë, njëlloj sikurse për ata të Evropës./RTK