Reçica: Këtë vit do t’i angazhojmë edhe 10 inspektorë të punës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se siguria dhe shëndeti i punëtorëve në vendin e punës është një shqetësimet e tij, pasi gjendja nuk është e mirë.

Lajme

02/03/2018 12:07

Gjatë përgjigjes në pyetjen e deputetes Ganimete Musliu, ministri Reçica tha se Inspektoriati i Punës ka vetëm 40 inspektorë. Ai njoftoi se këtë vit do t’i angazhojnë edhe 10 inspektorë të punës.

Reçica bëri të ditur janë në fazën e hartimit të Ligjit të ri, i cili do të zbatohet në praktikë permes direktivave të Bashkimit Evropian.

“Është një nga shqetësimet e mia që nga dita e parë e mandatit. Do të bëjmë përpjekje që sa më pak të ketë lëndime në punë. Inspektoriati realizon inspektime të rregullta. Inspektoriati i punës ka 40 inspektorë.

Inspektorati nuk kapaciete të mjaftueshme. Jemi në hartim të ligjit të ri. Duhet të kemi të qartë që gjendja e sigurisë dhe shëndetit në punë nuk është e mirë. Ka filluar licencimi i kompanimve që merren me sigurinë në vendin e punës”.

Jemi të vetëdijshëm që numri aktual i inspektorëve nuk është i mjaftushëm. Kemi planifikuar që këtë vit ti shtojmë edhe 10 inspektorë të punës.  Do të jenë direktivat e BE-së që ligji të zbatohet në praktikë.

Reçica shtoi se duhet të ketë vetëdijësim të punëdhënësve dhe punëmarrësve, raporton Ekonomia Online.

“Është mirë që të kemi një vetëdijësim të punëdhënësve dhe punëmarrësve, në aspektin e respektimit të kontratave”.