Recetë revolucionare për rinimin e vagjinës

Lisa Palmer maskën për rinim e ka gjetur në mjekësinë e Lindjes, ndërkaq dashnori i saj më i ri thotë që vagjina e saj duket sikur e një 25 vjeçe.

Lifestyle

08/10/2014 00:23

Pas divorcimit, 41-vjeçarja britanike Lisa Palmer me të gjitha forcat është angazhuar që të ruajë pamjen rinore, transmeton Telegrafi.

Për të ishte njësoj e rëndësishme të duket mirë si në fytyrë, ashtu edhe në zonën intime. Në vend të rinimit kirurgjik të vagjinës, ka përdorur recetën natyrore, madje mjekësisë së Lindjes. Vagjinën e ka bërë të duket më e re për 16 vjeç, shkruan “Daily Mail”.

Për këtë arsye tani ka vagjinën si një vajzë 25 vjeçe, së paku kështu ka thënë dashnori i saj më i ri, transmeton telegrafi.

Femrat shpesh injorojnë zonën e tyre intime, duke menduar që depilimi brazilian është i mjaftueshëm. Vetëm pasi që kam filluar të takohem me meshkujt më të rinj kam kuptuar se gjërat nuk duken më si dikur. Ndërmarrja kirurgjikale është tepër shtrenjtë, thotë Lisa e cila drejton portalin për njohje me dama të moshuara të ashtuquajtura puma dhe dashnorëve të rinj “Cubs and Cougars”.

Vagjina e tharë shpesh është problem në menopauzë, kur sasia e hormonit seksual të estrogjenit natyrisht bie, andaj shfaqet thatësia e cila mund të krijojë probleme me rastin e marrëdhënieve intime. Pos recetës për rinimin e vagjinës, rekomandohen edhe ushtrime të cilat janë shumë të dobishme pas lindjes.

Maska për rinimin e vagjinës

Përbërësit: Një filxhan vaj kokosi (vepron kundër baktereve dhe ushqen lëkurën) një filxhan krem me vitaminën E (zbut shenjat e plakjes), një filxhan mjaltë (është i begatshëm me antioksidantë të cilët ngadalësojnë plakjen), të bardhët e vezës (tendos lëkurën dhe përmirëson tonusin).

Përgatitja: Të gjithë përbërësit përzieni mirë dhe lërini në furrën e mikrovalës për 20 sekonda. Kujdes, duhet të jetë e ngrohtë, por jo tepër e ngrohtë në mënyrë që të mos irritohet lëkura. Lëkurën e gjenitaleve një herë duhet ta bëni në mënyrë që të jenë të hapura poret, ndërkaq përzierja do të veprojë mirë. Maskën duhet lënë të veprojë 15 minuta dhe pastaj duhet të lahet.

Maskën duhet përdorur shtatë ditë, pastaj një herë në javë në kombinim me ushtrimet për tonus vagjinal.