Recetë: Pite fshati

E lehtë dhe e shijshme.

Lifestyle

06/01/2016 09:55

Përbërësit:

  • 3 doreza presh,
  • 3 gota miell misri,
  • 1/2kg gjizë,
  • 3 vezë,
  • 1 gotë miell,
  • 1/2 ujë me gaz,
  • 200ml vaj,
  • 50gr fara kungulli dhe fara luledielli
  • 1 pako aditiv per brume, vaj, kripë dhe piper i zi.

Përgatitja:

  • Në vajin e nxehtë ne tigan e skuqim preshin e grirë.
  • I thyejmë vezët në enë të madhe e të thellë hedhim kripë dhe i rrahim me tel kuzhine, duke i rrahur pandërprerë me tel , në enë e shtojmë vajin , miellin e misrit , miellin e bardhë dhe aditivin për brumë.
  • Në enë e shtojmë edhe ujin me gaz , gjizën , preshin e skuqur dhe nga 50gr fara kungulli dhe fara luledielli.
  • Në tavën e rrumbullakët hedhim vaj dhe e përhapim në tërë sipërfaqen e tavës , brumin për pite e derdhim në tavë .
  • Tavën e vëmë në furrë pjekim 40 minuta në temperaturë prej 230 gradë./kuzhinashqiptare.com