Recetë: Patatina të bëra në shtëpi

Bëni çipsat tuaja duke e përdorur mikrovalën! Një alternativë e shijshme dhe e lehtë për çipsat (gjithashtu shumë më e lirë).

Lifestyle

02/04/2016 15:11

Përbërësit

1 lugë gjelle vaj vegjetal

1 patate e larë, të prera shumë hollë

1 lugë e vogël kripë, ose sipas shijes

Metoda:

Derdheni vajin në një qese plastike ose për ngrirje. Shtoni copat e patates dhe përzijeni mirë.

Lyejeni një pjatë me vaj. Rendojini në një shtresë të vetme patatet në pjatë. Gatuajini në mikrovalë për 3-5 minuta, ose deri sa të jenë bërë ngjyrë kafe. Hiqini nga pjata dhe kriposini me kripe (ose erëza tjera). Lërini të ftohën./lajmi.net

Ju bëftë mirë!