Recetë e thjeshtë për të fituar një lëkurë të ndritshme

Sigurisht, lëkura është pjesa më e rëndësishme e trupit.

Lifestyle

16/01/2018 21:02

Secili nga ne dëshiron të ketë lëkurë të mirë, të butë dhe të shndëritshme, por është e vështirë që lëkura të mbahet e pastër dhe e shëndetshme, pasi gjatë tërë kohës ekspozohet ndaj pluhurave dhe gjërave të ngjashme, transmeton lajmi.net

Përbërësit që ju duhen për të përgaditur një recetë të mahnitshme për zbardhjen e lëkurës, për të pasur një lëkurë të përsosur dhe të panjollosur i gjeni më poshtë:

Një banane e pjekur
Një lugë çaji mjaltë organik
Një lugë çaji me lëng limoni të freskët

Ja çfarë duhet të bëni për ta përgatitur masën:

1. Së pari të marrni bananen dhe ta qëroni. Pastaj me ndihmën e ndonjë luge ose piruni ta bëni në formë paste.
2. Shtoni një lugë çaji mjaltë organik dhe një lugë çaji lëng limoni të freskët në bananën e shndërruar në pastë dhe përzijeni mirë.
3. Para se ta aplikoni masën, pastroni fytyrën tuaj mirë – dhe pasi ta aplikoni masën, masazhoni për pesë minuta për të vazhduar me aplikimin e shtresës së dytë të masës në mënyrë që përbërësit të hynë në poret e lëkurës e kështu mbajeni për 20 minuta.
4. Pas 20 minutash, lajeni fytyrën me ujë të temperaturës normale.

Bananja përmban kalium, vitaminë C dhe vitaminë E, që ndihmojnë të keni lëkurë të butë dhe të shndëritshme./Lajmi.net/