Recetë: Desert me biskota dhe Nutella

Kombinimi më i lezetshëm i mundshëm!

Lifestyle

06/01/2016 18:57

Përbërësit:

Biskota të thata
250 gr Gjalpë
80 gr Djath kremoz Filadelfia
320 gr Nutella
5 lugë + një sasi për dekorimin e tortës Sheqer Pluhur sipas preferencës
Pana 400 gr

Përgatitja:

Grini biskotat në mikser dhe bashkojini me gjalpin e shkrirë më parë.

Masën vendoseni në një bazë tortash. Ushtroni pak forcë në mënyrë që mielli i biskotave me gjalpin të unifikohen dhe të formohet një bazë e fortë. Vendoseni në frigorifer.

Në një enë, përzieni djathin filadelfia me sheqerin pluhur dhe më pas shtoni nutelën.

Në fund shtoni panën dhe rrihini fort deri sa të përftoni një masë jo të lëngshme. Hidheni mbi bazën e biskotës dhe lëreni sërish në frigorifer për një natë.

Në mëngjes, mund të dekoroni me krem çokollate sipas dëshirës./living