Recetat popullore për të shëruar infeksionet e rrugëve urinare dhe veshkat

Ja si të shpëtoni nga gurët në veshka dhe infeksionet urinare me disa mënyra 100% natyrale

Lifestyle

23/04/2017 19:10

Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar, sidomos gratë, për t’u prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Më të rrezikuar janë pacientët me anomali të lindura të veshkës, ata që kanë gurë në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare, ureter shumë të përdredhur. Pacientët që kanë probleme gjinekologjike si: infeksionet e rrugëve gjenitale, personat me imunitet të ulët dhe diabetikët në ndërhyrjet kirurgjikale me kateter, personat e paralizuar, ata që nuk mbajnë higjienë personale. Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët tona urinare që përbëhen nga: veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza e urinës dhe uretra. Infeksionet urinare janë shumë të shpeshta dhe zënë vendin e dytë pas atyre të traktit respirator. Risk më të lartë kanë femrat sesa meshkujt për arsye se uretra është më afër anusit.

Kura natyrale për infeksionet e rrugëve urinare

Sipas Universitetit Rutgers të New Jersey-t, konsumi i një gote boronicë çdo ditë ul me 60% riskun për infeksion në traktin urinar.

Kjo pasi boronica përmban një kimikat të quajtur tannins që mban nën kontroll problemin që shkakton bakterie në fshikëzën e urinës.

Nëse keni djegie gjatë urinimit, ndoshta është infektuar fshikëza e urinës. Këto infeksione quhen gjithashtu infeksione të traktit urinar që shkaktojnë baktere të cilat rriten në fshikëz ose kanalin urinar. Këto infeksione mund të jenë tepër serioze dhe shqetësuese

Çfarë të bëni në këto raste

-Konsumoni më tepër ujë

Shtoni sasinë e ujit që konsumoni. Lëngjet ju ndihmojnë për të larguar bakteret nga fshikëza.

Lëngu i boronicës së kuqe

Ka kohë që diskutohet se lëngu i boronicës së kuqe ndihmon kundër infeksioneve të fshikëzës. Ky lëng ju ndihmon të pastroni bakteriet nga rrugët urinare

Probiotikët

Probiotikët janë baktere të mira që ndihmojnë në luftimin e baktereve të këqija që shkaktojnë UTI, thotë Kandis Rivers, urolog në Spitalin Henry Ford në Detroit.

Sodë buke

Nëse keni dhimbje apo djegie gjatë urinimit konsumoni një lugë kafeje sodë buke me ujë.

Reduktoni përdorimin e ngacmuesve

Kafeina, alkooli, ushqimi pikant, nikotina, pijet me gaz dhe ëmbëlsuesit artificialë mund të irritojnë fshikëzën e urinës dhe ta bëjnë akoma më të vështirë për ta shëruar. Përqendrohuni tek ushqimet e shëndetshme, si karbohidrate me nivel të lartë fibrash dhe yndyrna të shëndetshme si avokado apo vaji i ullirit që ju ndihmojnë për tretjen.

Uthull molle

Ata që vuajnë nga UTI mund të përdorin uthullën e mollës si antiobiotik natyral për trajtimin e infeksionit.

Këshilla si mund të parandalohen infeksionet e traktit urinar

– Çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më e mirë.
– Të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar.
– Të pijë sa më shumë lëngje pa gaz.
– Të mos pijë alkool.
– Të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes.
– Të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti.
– Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë.

***

Prevent-kidney-stones-with-lemon-juice-2Ja si të shpëtoni nga gurët në veshka me një mënyrë 100% natyrale:

Miksoni 4 limona në 2 litra ujë dhe pijeni shpesh.

Limoni është shumë i pasur në citrate, të cilat ndihmojnë në luftën kundër gurëve në veshka. Studiuesit thonë se mund t’i shtoni pak mjaltë kësaj përzierjeje.

Mrekullia për pastrimin e veshkave

Nëse keni ndonjë problem me veshkat, traktin urinar apo fshikëzën e urinës ju sjellim sot një pije që do t’ju zgjidhë problemin

Veshkat janë organ jetik në trupin tonë. Ato filtrojnë 200 litra gjak në ditë dhe nuk lejojnë që toksinat të futen në trupin tonë.

Armiqtë më të mëdhenj të veshkave janë proteinat shtazore, pijet me gaz, produktet OMGJ, ëmbëltuesit artificialë, kafeina dhe cigaret.

Për të pastruar veshkat duhet të konsumoni ujë në sasi të lartë.

Për të bërë një pije që largon problemet me veshkat ju duhen:

– 1 Kivi

– 1 Banane

– lëngu i gjysmë limonit

– ½ gote arra

– ½ luge majdanoz

– 1 gotë ujë

Mënyra e përgatitjes:

Të gjithë përbërësit e mësipërm hidhini në blender dhe miksojini. Limonin duhet ta shtrydhni përpara se ta hidhni në blender.

Konsumojeni këtë pije çdo mëngjes esëll.

***

Brokoli kuron infeksionet e rrugëve urinare

Brokoli nuk gjendet shpesh në tryezat tona sepse nuk kemi njohuri të mjaftueshme për të. Megjithatë, është mirë që këtë lloj perime ta konsumojmë më shpesh sepse është shumë i ushqyeshëm dhe se përgatitja e tij është shumë e lehtë. Brokoli mund të jetë shumë efikas në problemet që shfaqen te shumica e femrave, por edhe te meshkujt. Brokoli është treguar shumë efikas në preventivin e ndezjes së kanaleve urinare. Kjo sëmundje lajmërohet shumë shpesh te femrat, madje disa prej tyre mësohen të jetojnë me këtë problem. Mjekët deklarojnë se femrat të cilat kanë probleme me kanalet urinare duhet të hanë 200 deri 300 gramë brokoli të zier. Brokoli përmban glukinolat, të cilët janë përbërje sekondare bimore të cilat i shkatërrojnë bakteret në fshikëzën e urinës.

Vitamina “B6” lufton infeksionet

Roli i vitaminës “B6” është të prodhojë proteinat, të çlirojë glukozën e rezervuar. Të gjitha këto procese në trup janë të domosdoshme për rritje, formimin e gjakut dhe mbrojtje kundër infeksioneve. Sa më shumë ushqime me proteina të përdoren, aq më shumë vitaminë “B6” është e nevojshme. Në përgjithësi mungesë të kësaj vitamine ka tek ata njerëz që përdorin ilaçe kundër reumatizmës, tuberkulozit ose tensionit të lartë të gjakut. Simptomat janë plagë në gojë, depresion, irritim, ekzemë dhe nganjëherë dhe malcim i ndonjë nervi i cili shkakton dhimbje. Në formë natyrale vitamina “B6” gjendet tek drithërat, banania, patatja, gjeli i detit, peshku, lajthia, arra, speci e perimet si lulelakra etj.

Konsumoni sasinë e nevojshme të ujit
Një ditë në javë konsumoni ujë më tepër se zakonisht. Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë. Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë. Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi. Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla. Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshkë, rrushi, karotë etj.

Mandarina lufton infeksionet urinare
Duket të jetë një ndër agrumet më të preferuar të grekëve të lashtë, pasi vetë fruti është tepër i ëmbël dhe ka shumë lëng në përbërjen e tij. Madje shekuj më parë ekzistonte një teori, sipas së cilës mandarina ndihmon në luftimin e infeksionit. Teori e cila mbështetet edhe në ditët e sotme, madje më të vjetrit e shtrydhin këtë frut dhe e vendosin në vendin që ka marrë infeksion.

Rrushi eliminon gurët në veshka
I bardhë apo i kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.

Dardha parandalon infeksionet
Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike dhe ndikon pozitivisht në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare. Për këtë qëllim përdoret çaji i përgatitur si më poshtë. Merrni 40-50 gramë cipa dardhash, i hidhni në 250 ml ujë. Këto i zieni për 20 minuta dhe lëngu i fituar pihet i ngrohtë, në mëngjes esëll, për 7-10 ditë. Gjethet e dardhës kanë veti të mira diuretike dhe antiseptikë dhe përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare, në cistitet, në gurët e veshkave, në dhëmbët e fshikëzës urinare, etj. Në këto raste këshillohet infuzi i gjetheve. Merrni 20-25 gramë gjethe dardhe dhe i zhytni në një enë me 250 ml ujë të vluar. I lini aty për 10 minuta dhe lëngu i fituar pihet një orë para buke. Kjo përsëritet 2-3 herë në ditë, ndërsa kura rekomandohet për 10-15 ditë. Frutat e dardhës përdoren në gjendje të freskët në kohën e pjekjes natyrore, të ruajtura në frigorifer dhe të përpunuara në formë marmelatë, konservë kompostoje ose të thara. Dardha përmban kripëra mineralë si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur, etj. 4-5 për qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike, etj. Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, pastrojnë zorrët dhe japin energji. Ndërsa kur janë të papjekura, nuk treten lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak.

Çaji i koprës largon infeksionet e traktit urinar
Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçe dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet dy deri tri gota në ditë.

Molla pastron rrugët urinare
Janë të padiskutueshme efektet pozitive të këtij fruti. Madje që në lashtësi është vënë re, domosdoshmëria e organizmit për mollët e kuqe dhe jeshile. Ky frut pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Dhe përdorimi i mollës jeshile bën të mundur edhe rënien nga pesha, për të gjithë fanatikët e pamjes estetike.

Infeksionet urinare te meshkujt dhe prostata
Nuk janë të paktë ata meshkuj që vuajnë nga kanceri i prostatës. Sidomos burrat që i kanë kaluar të 40-at. Gjithçka duket se fillon me urinime sa më të shpeshta, si shkaktarë të së cilave shumë herë meshkujt akuzojnë ndonjë ftohje apo mendojnë se kanë pirë shumë lëngje. Më pas dhimbja fillon të përhapet dhe në kurriz dhe gjithnjë e më shumë mendohet se kemi të bëjmë me një ftohje. Po ama të tjerët nuk vuajnë nga ky problem, dhe pse mund të jenë të ftohur dhe, ç’është më e keqja, kjo gjendje zgjat me shumë se sa një ftohje normale.

A dëmtohen veshkat e fëmijëve nga infeksioni urinar?
Infeksionet urinare tek fëmijët janë relativisht të shpeshta, por për fat, pjesa më e madhe e fëmijëve nuk kanë dëmtim të përhershëm të veshkave, sidomos nëse infeksioni është i lokalizuar në fshikëzën e urinës. Vetëm tek një numër i vogël vjen ndodh dëmtimi i përhershëm i parenhimit. Është e rëndësishme që fëmija të kontrollohet sërish, nëse ka infeksion rekurent ose nëse në ekon iniciale ka diçka anormale.

Ç’duhet bërë nëse dyshoni për infeksion
Nëse fëmija juaj ka simptoma, duhet të paraqiteni te mjeku juaj dhe të kapni ekzemplar të urinës për ekzaminim, i marrë në mënyrën e përshkruar, para se të filloni me çfardo trajtimi me antibiotikë. Edhe nëse është fundjavë, urina mund të ruhet në frigorifer dhe të dërgohet në klinikë të hënën në mëngjes. Kini kujdes për shfaqjen e infeksioneve rekurente dhe për antibiotikët që u japin fëmijës tuaj. Nëse fëmija juaj ka infeksione përsëritëse, atëherë duhet të shkoni rregullisht për vizitë.