Receta sekrete e grave aziatike për fytyrë të shkëlqyeshme

Të kesh një fytyrë të pastër dhe të shëndetshme është ëndrra e shumë grave.

Lifestyle

17/02/2017 20:31

Por të arrihet një gjë e tillë nuk është edhe shumë e lehtë, madje për shumë gra është edhe një sfidë.

E kur flasim për një fytyrë të pastër e që shkëlqen e madje është edhe pa rrudha, menjëherë na vijnë ndër mend gratë aziatike.

Si e arrijnë ato këtë? Për fat të mirë, kemi një përgjigje për ju.

Maska që do të ju tregojmë më poshtë përdoret nga shumë gra aziatike dhe konsiderohet si ndër më të mirat për mirëmbajtjen e fytyrës.

Kjo maskë do të ju bëjë që të keni një lëkurë shumë të bukur, plot shkëlqim e pa dyshim edhe shumë të freskët e rinore.

Përbërësit:

2 aspirinë

1 lugë gjelle mjaltë

Ujë

Si ta përgatisni këtë maskë?

Shtypini tabletat e aspirinës dhe përzieni me ujë. Këtë përzierje vendoseni në një kavanoz ose enë qelqi dhe shtojeni edhe mjaltin.

Përzieni këtë përzierje derisa të formoni një masë të njëtrajtshme.

Kur kjo maskë përgatitet, pastrojeni mirë fytyrën dhe vendoseni maskën duke e masazhuar fytyrën në mënyrë rrethore.

Lëreni të qëndrojë në fytyrë për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Për rezultate më të mirë, përsëriteni këtë proces dy deri tri herë në javë.

Keni parasysh që para përdorimit të kësaj maske, testojeni nëse jeni alergjikë ndaj saj.

Para se ta vendosni në fytytë, vendoseni në një pjesë të dorës suaj dhe nëse nuk ka asnjë reaksin si skuqje ose irritim të lëkurës, atëherë vendoseni edhe në fytyrë.