Receta: Gjoks pule i mbushur me spinaq dhe djath

Kjo pjatë e veçantë jo vetëm që është e shijshme dhe ngopëse, gjithashtu është shumë e shëndetshme. Ndihmon të luftojë disa sëmundje kronike dhe e përmirëson shikimin.

Lifestyle

04/01/2016 21:16

Koha e përgaditjes: 20 minuta

Koha e gatimit: 35 minuta

Për: 6 persona

Përbërësit:

6  gjysma gjokse pule pa lëkurë dhe pa eshtëra (rreth 700 g)

1 lugë çaji kripë

Gjysmë lugë çaji piper

Gjysmë lugë çaji borzilok të thatë

280 g spinaq

3 speca të pjekura

6 feta djath zviceran (110 g)

115 litra dhallë

100 g thërrima buke

 

Udhëzimet:

Nxeheni furrën në 220°C. Mbulojeni enën e pjekjes me gjalpë që të mos të ngjitet, tansmeton lajmi.net.

Rrafshojini gjokset e pulës në një trashësi prej 3 mm. Në njërën anë, hidhni kripë, piper dhe borzilok, kurse në anën tjetër hidhni mbushjen prej spinaqi, djathi dhe speci, duke lënë 5 mm hapësirë tek skaji. Mbështillni gjokset dhe siguroni me kruese dhëmbësh.

Zhyt çdo gjoks në dhallë, dhe pastaj në thërrimat e bukës. Vendosini mbi anën e mbështjellur në enën për pjekje.

Piqeni deri sa pula të jetë e bardhë në te gjithë sipërfaqen e saj, dhe thërrimat e bukës mbi të kanë një ngjyrë kafe, rreth 35 minuta. Hiqni kruarëset e dhëmbëve, dhe shërbeni./lajmi.net