Receta gjermane që pastron arteriet

Recetat natyrale, po t’i provosh dhe po të dish t’i përgatisësh e përdorësh siç duhet, shpesh herë japin efekte më të mira se kurat e ndryshme mjekesore.

Lifestyle

16/04/2018 15:39

 

Limoni është gjithnjë efektiv kur bëhet fjalë për pastrimin e organizmit. Në këtë rast, receta është e posaçme për arteriet në mënyrë që të parandalojë kalçifikimin.

Në këtë rast, hudhra nuk do t’ju krijojë probleme në aromën e frymëmarrjes pasi neutralizohet nga limoni. Përbërësit e recetës i kemi të gjithë në shtëpi, nuk është nevoja të shpenzoni shumë…

Përbërësit e recetës:
4 kokrra limoni
Disa karafila (6-7)
Xhenxhefil (një rrënjë e vogël)
2 litra ujë

Së pari pastroni hudhrat dhe kalojini në mikser bashkë me rrënjën e pastruar të xhenxhefilit dhe limonat me gjithë lëkurë. Të gjithë përzierjen vendoseni për të zier në sasinë e ujit që keni në recetë. Lëreni sa të nisi vlimin dhe hiqeni nga zjarri.

Lereni të ftohet, kalojeni në një shishe qelqi dhe ruajeni në frigorifer për ta pirë në mëngjes, esëll, një gjysmë filxhani.