RECETA E VETME për kaçamak e cila do t’ju nevojitet – Lajmi.net
RECETA E VETME për kaçamak e cila do t’ju nevojitet
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 2:35, 14 March 2017
Kaçamaku shkon me shumë ushqime, është i shijshëm edhe me qumësht, edhe me jogurt për kafjall.

Përbërësit:

– 5 gota ujë,
– 1 gotë kaçamak,
– 2 thelpinj hudhre,
– 1 lugë e gjysmë (e vogël) kripë,
– 2 lugë gjalpë,
– 2 lugë ajkë

Përgatitja:

Ujin, thelpinjtë e grimcuar të hudhrës dhe kripën qiteni në një tenxhere të madhe me fund të trashë dhe lëreni derisa të vlojë, pastaj ngadalë qiteni miellin e kaçamakut dhe përzieni gjatë gjithë kohës.

Uleni pak zjarrin aq sa kaçamaku të vlojë ngadalë. Pastaj zieni edhe 45 minuta duke e përzier herë pas here.

Nëse gjatë zierjes kaçamaku fillon të ngjitet për fundin e tenxheres, qitni pak ujë dhe përzieni mirë.

Nga fundi i zierjes qitni gjalpin dhe përzieni.

Fjalët kyçe: kaçamak

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master Japan
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bow Master