RECETA E DITËS: Tortë e ftohtë me biskota e puding – Lajmi.net
RECETA E DITËS: Tortë e ftohtë me biskota e puding
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 21:36, 1 October 2018
E shpejtë dhe e shijshme!

PËRBËRËSIT:

200 gr biskota

600 ml qumësht

1 bustinë puding me çokollatë

2 lugë kakao

2 lugë sheqer

bajame ose arra

PËRGATITJA:

Në fillim përgatisim pudingun. Vendosim të ngrohet  500 ml qumësht dhe i hedhim pudingun. E përziejmë vazhdimisht derisa të marrë formën e kremit. Në një tas përziejmë 100 ml qumësht, sheqerin dhe kakaon, për të lagur më pas biskotat.

Marrim një biskotë, e lyejmë sipër me puding dhe i vendosim një biskotë tjetër sipër. Në këtë mënyrë i bëjmë të gjitha biskotat dyshe-dyshe dhe i  lagim me masën e përgatitur më parë.

Më pas i vendosim horizontalisht në një enë, duke i bashkuar nëpërmjet pudingut. Mbulojmë të gjithë sipërfaqen e tortës me pudingun e mbetur. I hedhim sipër bajamet ose arrat e copëtuara dhe e vendosim në frigorifer. E lemë minimalisht 3 orë dhe torta është gati për t’u servirur. Ju bëftë mirë!

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO