Receta e cila ndihmon në forcimin e imunitetit

Në këtë kohë kur janë përhapur viruset, është me rëndësi të forcojmë më shumë imunitetin

Lifestyle

08/11/2016 23:17

Më poshtë keni një recetë e cila ka shumë vitamina dhe do t’ju ndihmojë që muajt e ftohtë t’i kaloni me shëndet të mirë, por dhe me humor të mirë.

Ju nevojiten: 100 g rrush të thatë, 150 g arra, 100 g bademe, lëng dhe kore të 2 limonëve organikë, 100 g kajsi të thata, 100 g kumbulla të thata, 250-300 g mjaltë.

Përgatitja: Bluani rrushin e thatë, arrat, bademet dhe koret e limonëve, shtoni lëngun e limonit, përzieni dhe bashkojani kumbullat dhe kajsitë e thata të bluara.

Përzieni, shtoni mjaltin dhe të gjitha përzieni mirë.

Qitni në një kavanoz të patër, lërini të qëndrojnë në një vend të errët një ose dy ditë dhe ruani në frigorifer.

Për fëmijët të moshës 3 vjeçare rekomandohet një lugë e vogël 2 herë në ditë, ndërkaq për të rriturit 1 – 2 lugë tri herë në ditë.