Rebeli Tevez, futet në burg me dëshirë dhe dëmtohet duke luajtur futboll

Carlos Tevez kishte shkuar për të takuar dhe për të luajtur me të vëllanë e tij, Alberto Martinez dhe në atë moment pësoi një dëmtim muskulor.

Sport

29/03/2018 09:54

Është shndërruar në një çështje delikate ndeshja miqësore mes “miqve” të Karlos Tevezit në burgun e “Buvuer”, në provincën e Kordobës.

Sulmuesi argjentinas kishte shkuar për të takuar dhe për të luajtur me të vëllanë e tij, Alberto Martinez dhe në atë moment pësoi një dëmtim muskulor.

Mediat argjentinase kanë shkruar se drejtuesit e Bokës janë rebeluar me atë dhe i kanë thënë se nuk ka pasur lejen për të zhvilluar një ndeshje të tillë.